Telegrafi

Mesazhi brenda në një shishe udhëton nga Kanadaja në Irlandë në 18 muaj

Një mesazh brenda një shisheje i cili u hodh në oqean nga bregu i Nova Scotia u shfaq në një plazh të Irlandës 18 muaj më vonë.

Elaine Cullen tha se në muajin dhjetor ajo e kishte nxjerrë për shëtitje qenin e saj në plazhin Ronsontown Beach, në bregun jug-lindor të Irlandës, kur e kishte zbuluar shishen në rërë.

“Sapo hyra në plazh, e vura re. Kisha dërguar një mesazh në një shishe vite më parë kur isha adoleshente me miqtë e mi dhe menjëherë mendova se ky ishte një mesazh në një shishe”, deklaroi Cullen, raporton UPI, transmeton Telegrafi.

“Kur e mora, kishte një qese plastike brenda, kështu që e dija se duhet të kishte letrën, kështu që e mora me vete, e solla në shtëpi dhe e hapa”, shtoi ajo.

Shënimi brenda shishes së vodkës Grey Goose zbuloi se ishte hedhur në ujë nga një anije peshkimi gaforre bore në brigjet e Louisbourg, Nova Scotia, në korrik të vitit 2021. Në fund të mesazhit ishin nënshkrimet e Eddie Strang, Claire, Brody Cottreau dhe Hime Muse .

Cullen e gjeti Cottreau në Facebook dhe i dërgoi një mesazh. “Ai e ktheu mesazhin menjëherë në momentin kur unë i shkrova në Facebook”, tha ajo. Peshkatari tha se ishte i habitur kur dëgjoi se shishja kishte arritur në Irlandë.

“Më mori mendjen dhe më ndreqi ditën”, bëri ai të ditur. Duke shtuar: “Isha shumë i emocionuar. Më mori mendjen fakti që ajo shishe qelqi udhëtoi afërsisht 4,500 kilometra [rreth 2,800 milje].”

“Cilat ishin gjasat që të ndodh kjo?” vazhdoi ai. /Telegrafi/