Telegrafi

Mesazhi i Apostolovës për Ditën e Evropës: BE-ja dëshiron ta shohë Kosovën të suksesshme (Video)

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova u është drejtuar qytetarëve të Kosovës me një video mesazh për nderë të Ditës së Evropës.

“Më 9 maj ne festojmë paqen dhe unitetin në Evropë. Në këtë ditë, ne rikonfirmojmë vlerat tona të përbashkëta të solidariteti, demokracisë, sundimit të ligjit dhe lirisë. Njerëzit në Kosovë ndajë këto vlera evropiane dhe duan t’i shohin ato të transformuar në stabilitet, rritje ekonomike dhe prosperitet në vendin e tyre.

Por, kjo kërkon guxim dhe vizion për të ecur përpara, përtej politikës ditore, për t’u bashkuar rreth idesë evropiane, duke përdorur më të mirët dhe më të ndriturit nga të gjitha komunitetet e saj për të ndërtuar së bashku një të ardhme shprese dhe një të ardhme suksesi”, thuhet në mesazhin e Apostolovës.

Më tej Apostolova përmes këtij mesazhi ka theksuar se BE-ja është këtu për ta mbështetur popullin e Kosovën.

“Kosova ka popullsinë më të re në Evropë dhe ky është thesari dhe avantazhi më i madh i saj”, thotë Apostolova, duke theksuar se BE-ja dëshiron ta shohë Kosovën të suksesshme./Telegrafi/