I ngarkuari me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Nicholas Giacobbe dhe bashkëpunëtorët e tij amerikanë në Kosovë përmes një videoje kanë uruar Vitin e Ri 2022 dhe kanë dhënë mesazhet e tyre.
Përmes Twitter-it, Giacobbe ka thënë se viti 2021 ka provuar se partneriteti në mes të Amerikës dhe Kosovës është më i fortë se kurrë.
“Në vitin 2021 u shfaq këmbëngulja dhe qëndrueshmëria e Kosovës dhe kosovarëve. Viti 2021 provoi gjithashtu se partneriteti midis SHBA-së dhe Kosovës është më i fortë se kurrë. Këtu janë vetëm disa shembuj të përparimit që kemi bërë së bashku këtë vit. Gëzuar Vitin e Ri!”, ka shkruar Giacobbe.
Të arriturat e përbashkëta Kosovë-SHBA përmenden gjatë gjithë videos, si dhe bashkëpunimet e shumta që janë bërë në këtë vit.
Në videon e publikuar në fillim përmendet donacioni amerikan i vaksinave për Kosovën, dhe gjithashtu shkuarja e ushtarëve të Kosovës në Kuvajt në kuadër të ushtrisë amerikane atje.
Gjithashtu përmenden edhe strehimi i afganëve dhe bashkëpunimi me institucionet e sigurisë dhe drejtësisë për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. /Telegrafi/
2021 demonstrated the perseverance and the resilience of Kosovo and Kosovans. It also proved the partnership between ?? and ?? is stronger than ever. Here are just a few examples of the progress we’ve made together this year. Happy New Year! https://t.co/9y8xLI6Ige
— Chargé d’Affaires Nicholas J. Giacobbe, Jr (@USAmbKosovo) December 31, 2021