Nadeen Abed al Lateef ka parë më shumë dhunë në moshën 10-vjeçare sa shumica e njerëzve kanë parë gjatë gjithë jetës së tyre, derisa konflikti midis Izraelit dhe Palestinës ka hyrë në javën e dytë.
“Ndihem tmerrshëm për njerëzit, ndihem keq që duhet të jetojmë në këtë mënyrë”, thotë ajo teksa rrëfen për NBC News dhe ecë nëpër rrënoja.
Ajo foli të dielën, dita më vdekjeprurëse deri më tani në konfliktin e përshkallëzuar midis Izraelit dhe Hamasit, i cili kontrollon Gazën dhe konsiderohet si një organizatë terroriste nga Izraelit si dhe nga SHBA-ja.
Të paktën 212 persona, përfshirë 61 fëmijë kanë vdekur në Gaza, dhe 10 persona përfshirë dy fëmijë kanë vdekur në Izrael, transmeton Telegrafi.
Ndërkohë, në qytetin Gaza, Nadeen thotë se dëshiron të qajë sa herë që sheh dikë të vdesë.
In Gaza City, 10-year-old Nadeen Abed al Lateef says she wants to cry every time she sees someone die and is struggling to sleep at night.
“Palestine children are dying in Gaza … We don’t deserve this.” https://t.co/KzW1TqIhCx pic.twitter.com/3zx93kFRmm
— NBC News (@NBCNews) May 18, 2021
“Ne nuk e meritojmë këtë”, rrëfen ajo mes tjerash. /Telegrafi/