Site icon Telegrafi

Mesazhet solidarizuese për Shqipërinë në ndeshjet e DigitAlb Kupës së Kosovës

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e rrethit të dytë të DigitAlb Kupës së Kosovës në futboll këtë të enjte.

Para zhvillimit të ndeshjeve u mbajt nga një minutë heshtje në nderim të personave që humbën jetën nga tërmeti në Shqipëri.

Përveç kësaj në disa stadiume edhe u dha mesazhe mbështetëse për popullin shqiptar që po përjeton ditë të tmerrshme pas tërmetit.

Tifo grupi “Intelektualët” kanë shpalosur një mesazh në duel me Ballkanin, derisa kanë shkruar: “Derisa të ketë gjithësi, rroftë e shenjëta Shqipëri”.

Mesazh nga lojtarët pati edhe në ndeshjen ndërmjet Prishtinës dhe Minatorit.

“Faleminderit Kosovë. Faleminderit Plisat”, ishte mesazhi të cilin e shpalosën ndihmëstrajneri Artan Luzi, portieri Eglant Haxho dhe mesfushori Ardit Hila. Të tre këta vijnë nga Shqipëria.

Një mesazh solidarizimi e kanë dhënë edhe futbollistët e Drenicës në duel me Fushën Kosovën.

“Drenica është me Shqipërinë”.

As në Ferizaj nuk munguan flamujt shqiptar dhe përkrahja për familjet viktimat. /Telegrafi/

Exit mobile version