Mos vënia e kravatës në takime të nivelit të lartë, lexohet në dy forma; "injorim apo pritje e vogël", dhe mund të interpretohet edhe si “shenjë pakënaqësie/proteste, për situatën aktuale”.
Liderë të ndryshëm në botë, i fundit kryeministri i Greqisë, përveç stileve të tyre, nuk kanë pranuar të vënë kravata në takime të niveleve të larta duke dashur të përcjellin porosinë për zgjidhjen e ngërçeve apo krizave politike që i kalonin.
Megjithatë nuk dihet nëse nga takimi i sotëm, mos vënie e kravatës nga Hashim Thaçi përcolli një sinjal të tillë.
Ndërkohë i njohur është edhe interpretimi i ngjyrave të gardërobës, e cila përcjell edhe mesazhe.
Me ngjyrë të zeze sot ishte veshur i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, për të cilën përzgjedhje thuhet se jep përshtypjen e vendosmërisë, por edhe të distancimit”, nënvizon KosovaPress.
Isa Mustafa bashkë më zëvendësinë e tij kishin të veshur xhaketë dhe pantallona me ngjyrë të kaltër të mbylltë, që interpretohet si “ngjyrë e ikjes nga rreziku dhe ngjyrë e arsyes”.
Nga ana tjetër, kravatat me dominim ngjyrën e kaltër, çfarë edhe i kishin të vëna sot Mustafa e Haradinaj, përcjellin “mesazh për paqe”.
Të paktën, në takime nga të cilat nuk thuhet shumë, të tilla interpretime në mediat e huaja bëhen shumë shpesh.
Por, nuk dihet nëse tre liderët kosovarë ia kanë idenë e interpretimit të ngjyrave dhe veshjeve në takime të këtyre niveleve.