Site icon Telegrafi

Mesazhet në telefonin e Georgievit kanë nxitur kontrollin e djeshëm në Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve

Në kuadër të rastit kundër një gjyqtari suprem, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, gjatë analizimit të telefonit të të dyshuarit, ka gjetur informacione që tregojnë për kryerjen e mundshme të një vepre tjetër penale, njoftojnë nga Prokuroria.

“Si rezultat, për të hetuar të dhëna të tilla, prokurori në fjalë ka ngritur lëndë me të cilën ka parashtruar kërkesë te gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup për konfiskimin e dy telefonave celularë nga personi i punësuar në Akademinë e Gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë, si dhe një video dhe dy dosje për një ish dhe një kandidat aktual të Akademisë”.

Lexo po ashtu Policia hynë në Akademinë e Gjyqtarëve të RMV-së, konfiskohen të dhënat kompjuterike, telefonat dhe dosjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve

“Gjatë ditës së djeshme, me urdhër të gjyqtarit kanë vepruar anëtarët e Departamentit të Policisë kundër Krimit dhe të Departamentit për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe kanë siguruar sendet e kërkuara. Prokuroria do të informojë publikun në kohë për të gjitha aktivitetet dhe detajet shtesë që nuk do të ndikojnë në procedurë”.

Gjykatësi suprem Naqe Georgiev ka tre muaj në paraburgim nën akuzën për ryshfet në rastin e ish-kryetarit të Novosellës, Boro Stojçev./Telegrafi/

Exit mobile version