Telegrafi

Mesazhet e iMessage nuk mund të përgjohen

Sipas letrës së DEA-së, përgjimi i komunikimit të mesazheve mes dy telefonave të Apple që përdorin iMessage është i vështirë dhe i pamundur, edhe në rastet kur urdhëri për përgjim jepet nga një gjykatës federal.

Në mes të vitit 2011, kur Apple e pati lansuar shërbimin e mesazheve iMessage, në njoftimin e kompanisë thuhej se i njëjti do të mbështetet në një enkriptim të sigurt, por nuk thuhej se përgjimi ligjor në shërbim do të jetë i pamundur.

Mbase ky fakt ka bërë që iMessage të shndërrohej në softuerin më të famshëm të enkriptuar, pasi që pas një viti, drejtori i Apple, Tim Cook pati njoftuar se përmes iMessage ishin dërguar më shumë se 300 miliardë mesazhe, të cilat transmetohen në internet, në vend të formës standarde të dërgimit përmes antenave të telefonisë mobile. / Telegrafi /