Gruaja që u vra sot në Korçë nga bashkëshorti, nuk hezitonte t’ia shprehte dashurinë këtij të fundit në rrjetet sociale.
Yllka Xhiko kishte në “Facebook” një profil me emrin Laura Xhiko, ku nuk mungonin këto postime plot dashuri për bashkëshortin Mikel nuk.
“Zemra ime që e dua pafund. Mikel të kam pirat, të kam dashurinë e jetës time, të kam yll bote”, shkruhet në një prej statuseve, që shoqërohet me foton e autorit të vrasjes.
Mësohet se Mikel Xhiko ishte përdorues droge. Ai ishte dënuar edhe për parë për vjedhje dhe posedim kanabisi.
Ngjarja ndodhi paraditen e sotme rreth orës 11:30 në lagjen 17 të qytetit, ku çifti jetonte në një apartament me qira. Në debat e sipër, 34-vjeçari ka qëlluar me thikë gruan, 29 vjeçe, dhe më pas ka vrarë edhe veten në sy të dy fëmijëve të vegjël.
Gruaja ka humbur menjëherë jetën, ndërkohë që burri ndërroi jetë gjatë kohës që po transportohej për në spital. Ende nuk dihen motivet e krimit, por nga informacionet paraprake dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur për arsye xhelozie. /Shekulli/