Aktivisti i Lëvizjes vetëvendosje, Astrit Dehari, po të ishte gjallë sot, më 26 shkurt, do t’i mbushte 27 vjet.
Një mesazh prekës për ditëlindjen e tij ka shkruar bashkëshortja e të ndjerit e cila në faqen e saj në Facebook ka postuar një fotografi të Deharit me mbishkrim “Me mungon çdo dit e më shumë jeta jeme”.
Përveç bashkëshortes së tij, Astritin sot e ka kujtuar edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ahmeti po ashtu përmes facebook-ut ka lënë një shënim: ‘’Sot Astriti do ti mbushte 27 vjet. Një student i dalluar, aktivist i pashoq, i gatshëm për punë gjithmonë u ndal padrejtësisht në kulmin e aktivizmit. #drejtësipërAstritin’’.
Kujtojmë se Astrit Dehari vdiq më 5 nëntor të vitit të kaluar në Burgun e Prizrenit.