Telegrafi

Mesazh sensibilizues nga aktorët e Maqedonisë, ”Mos e shit votën” (Video)

Aktorët e Teatrit të Shkupit me një video satirikie bëjnë apel deri tek qytetarët e Maqedonisë që të votojnë sipas vullnetit të tyre dhe në mënyrë demokratike, duke e shfrytëzuar të drejtën themelore, votim pa ndikim.

”Nëse e shet votën ti, shite për me ble një shpi, e me këtë shpi e gëzon një fëmijë” thuhet mes tjerash në spotin e improvizuar ku marrin pjesë aktorë nga ky institucion, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Përndryshe, zgjedhjet lokale në Maqedoni mbahen më 15 tetor dhe nëpër rrjetet sociale janë shtuar mesazhet sensibilizuese për të parandaluar shitjen e votës. /Telegrafi/