Site icon Telegrafi

Mesazh emocionues nga Ujkani (Foto)

Portieri i Kosovës, Samir Ujkani, ka publikuar një postim emocionues pas ndeshjes së parë në një garë zyrtare.

“Unë, që u rrita në djepin tënd ! Unë që të mbajta në zemër e me grusht shtrënguar. Unë që qesha e qava në rrugët e kurbetit me këngët e tua”.

Lexo po ashtu Debutim madhështor: Kosova me rezultat pozitiv në ndeshjen historike (Video)

“Unë jam një kosovar që bashkë me shokë do të të bëjmë krenarë. Bashkë me ty deri në frymën e fundit. Unë, biri yt, Kosovë!”, shkruan Ujkani në postimin e tij.

Kosova luajti baras (1-1) kundër Finlandës në sfidën e parë kualifikuese për ‘Rusia 2018’. /Telegrafi/

Exit mobile version