Site icon Telegrafi

Mesatarja e transparencës aktive të institucioneve në Maqedoni për vitin 2022 është 73 për qind

Renditja publikohet një herë në vit që nga viti 2016 dhe përfshin 98 institucione, pra Qeverinë dhe të gjitha ministritë dhe komunat, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mesatarja e transparencës aktive të ministrive, qeverisë dhe komunave për vitin 2022 është 73 për qind, që është një përmirësim prej dhjetë pikë përqindjeje krahasuar me vitin e kaluar kur ishte 63 për qind, tregon renditja e fundit e institucioneve sipas Indeksit të Transparencës Aktive, gjegjësisht sipas publikimit të informacioneve publike të Qendrës për Komunikim Civil.

Renditja publikohet një herë në vit që nga viti 2016 dhe përfshin 98 institucione, pra Qeverinë dhe të gjitha ministritë dhe komunat.

Këtë vit 81 për qind e institucioneve kanë përmirësuar transparencën e tyre.

Transparenca aktive e ministrive dhe e qeverisë është 85 për qind, ndërsa e komunave është 70 për qind. Ndryshe nga viti i kaluar, ministritë janë përmirësuar me 6 pikë përqindjeje, ndërsa komunat me 10.

Dy institucione: Ministria e Mbrojtjes dhe Qeveria kanë maksimumin 100 për qind, pra publikojnë të gjithë informacionin e dhënë nga transparenca aktive.

Më pas vijon Ministria e Vetëqeverisjes Lokale me transparencë aktive prej 95,5 për qind, pastaj Ministria e Financave – 94,4 për qind, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, të gjitha me 91.7 për qind transparencë aktive, ndërsa Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave me 91.3 për qind.

Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënieve mes Komuniteteve ka transparencën më të ulët aktive – 54.3 për qind dhe Ministria e Punëve të Jashtme – 60.9 për qind./Telegrafi/

Exit mobile version