Telegrafi

“Mes vuajtesh e sëmundjesh nëna ime ia doli të festojë edhe këtë Bajram”, Ramë Lahaj kthehet në vendlindje për të kremtuar festën

Ramë Lahaj (Foto: Instagram)

Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, është kthyer në vendlindje për të kremtuar dhe për të qëndruar pranë familjes në festën e Fitër Bajramit.

Me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale, ai ka bërë të ditur se është në Istog dhe se kjo është një traditë e tij për thuajse çdo festë.

I njëjti ka uruar Bajramin me një fotografi pranë së ëmës, e cila prej kohësh është e sëmurë.

Mes shumë vuajtjesh e sëmundjesh, por edhe sakrificave jetësore, plus një vit në izolim për shkak të Covid-19,…

Posted by Rame Lahaj on Thursday, May 13, 2021

 

“Mes shumë vuajtjesh e sëmundjesh, por edhe sakrificave jetësore, plus një vit në izolim për shkak të Covid-19, nëna ime ia doli të festojë dhe këtë Bajram”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ramë Lahaj

“E unë, si gjithmonë provoj me çdo kusht t’i qëndroj besnik takimit tonë tradicional të kafës së Bajramit. Miq, urime ju e më të dashtunve tuaj Bajramin. Veç gëzime paqi”, ka shkruar ai.

Ramë Lahaj (Foto: Instagram)

Rama përndryshe për shkak të angazhimeve dhe punës profesionale jeton dhe vepron në Australi. /Telegrafi/