Telegrafi

Mes thashethemeve për një lidhje me Pete Davidson, 81-vjeçarja Martha Stewart: Është një djalë simpatik

Martha Stewart i është përgjigjur memeve virale që thonë për një lidhje mes saj dhe ish-të dashurit të Kim Kardashian, Pete Davidson.

Pavarësisht se ishte parë dorë për dore me ish-yllin e “Saturday Night Live” në darkën e White House Correspondent’s Association në prill, 81-vjeçarja thotë se nuk është e interesuar të jetë e dashura e ardhshme e Davidson.

“Pete Davidson është sikur djali që nuk e kam pasur kurrë”, i tha ajo Daily Mail duke qeshur në hapjen e restorantit të saj të parë në Las Vegas të premten.

Foto: Screenshot/Instagram

Megjithëse nuk do të ketë një romancë të re, biondja theksoi se i pëlqen të takohej me 28-vjeçarin.

“Është një djalë simpatik që po e gjen rrugën e tij”, vazhdoi më tej.

Lexo po ashtu E shpalli të vdekur - Pete Davidsonit i është dashur të kërkojë terapi pas ngacmimeve të vazhdueshme nga Kanye West

Davidson u nda nga Kardashian, e dashura e tij prej nëntë muajsh, në fillim të gushtit, përfshirë kohën dhe që ylli ishte e përqendruar në rritjen e fëmijëve dhe biznesit të saj.

Foto: Screenshot/Instagram

“Ata kanë shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin, por zbuluan se distanca dhe oraret e tyre e bënë vërtet të vështirë mbajtjen e një marrëdhënieje”, tha një burim për Page Six.

Nga ana tjetër, për momentin, Stewart duket se është beqare. /Telegrafi/

Foto: Getty Images