Telegrafi

Mes thashethemeve për lidhje me Zayn Malik dhe Andrew Taggart, Selena Gomez deklarohet beqare

Selena Gomez ka treguar se është beqare në një video të postuar në TikTok.

Jeta e saj private ka qenë një burim spekulimesh të vazhdueshme këtë vit, me thashetheme që e lidhin atë me emra të tillë si Zayn Malik dhe Andrew Taggart.

30-vjeçarja u përpoq të qetësonte muhabetin këtë javë me një video të ndarë në rrjete sociale.

Foto: TikTok

“Jam beqare”, tha Selena duke shtuar: “Ju dua të gjithëve”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Selena Gomez

Në fillim të këtij viti ajo ishte e lidhur me Andrew Taggart të “The Chainsmokers”, dhe megjithëse ajo deklaroi se ishte beqare në janar, ajo u pa dy ditë më vonë dorë për dore me të në New York.

Foto: TikTok

“Selena dhe Dreë kanë një lidhje të mrekullueshme”, pohoi një burim i Us ëeekly. “Ata janë shumë të lumtur që e kanë provuar këtë”.

Në të njëjtën kohë, Selena u tha se ishte bashkë me yllin e “One Direction”, Zayn Malik.

Foto: Getty Images

Një burim pranë tyre bëri të ditur se ata kanë qenë bashkë për një kohë të shkurtër.

Marrëdhënia më e famshme e Selenas ka qenë me Justin Bieber, e cila përfundoi në vitin 2018.

Foto: Getty Images

Kjo ndodhi pak para se Justin të martohej me modelen Hailey Baldwin. /Telegrafi/

Foto: Getty Images