Ajo ka qenë në qendër të vëmendjes e shtypit rozë gjatë këtyre ditëve dhe jo më kot.
Fjala është për reperen me prejardhje shqiptare, Loredana Zefi, e cila u përfol për një ndarje nga reperi Mozzik për shkak të disa veprimeve të tyre të bëra në rrjete sociale.
Mes thashethemeve për jetën private, 25 vjeçarja është rikthyer me një ndryshim në pamje duke u bërë sërish bionde.
Ajo ka ndarë disa fotografi të reja në Instagram me të cilat njëherësh po paralajmëron edhe një fillim të ri.
“U riktheva”, ka shkruar ajo.
Reagimet në hapësirën për komente kanë qenë të shumta e nga më të ndryshmet.
Lori po ashtu është kthyer në Zvicër, pas një qëndrimi disa javor në Kosovë për shkak të koncerteve që ka mbajtur përreth vendit. /Telegrafi/