Telegrafi

Mes thashethemeve për ribashkim – Irina Shayk dhe Bradley Cooper tashmë kanë nisur planet për fëmijën e dytë së bashku

Aktori Bradley Cooper dhe modelja Irina Shayk – të cilët tashmë kanë një fëmijë së bashku – po përpiqen të shtojnë një tjetër në familjen e tyre, thotë një burim për Page Six.

Në shtator, çifti – i cili u nda në vitin 2019 dhe bashkë prind vajzën 5-vjeçare Lea – shkuan në një pushim familjar së bashku.

Një burim tha në atë kohë, se ajo ‘ishte një arratisje e vërtetë familjare dhe ata po mendojnë të rikthehen bashkë dhe se Irina dëshiron një tjetër fëmijë me aktorin’.

Foto: WireImage

Teksa tani, thuhet se Cooper, 47 vjeç, ndihet njësoj dhe është pajtuar me dëshirën e ish-partneres.

“Ai është në bord për të zgjeruar familjen e tyre. Ata po përpiqen për një fëmijë të dytë bashkë”, thonë burimet.

Megjithatë, pavarësisht zgjerimit të familjes thuhet se “martesa ndoshta nuk është në tryezë”.

Foto: GC Images

“Bradley duket se ka një qëndrim evropian ndaj institucionit dhe martesave ”, thotë i njëjti burim.

Dyshja, të cilët ishin në lidhje për katër vjet, aktualisht po shkojnë mirë bashkë dhe shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit.

Së fundmi ata kanë kaluar më shumë kohë së bashku. Të hënën, modelja dhe aktori u panë teksa shëtisnin qentë e tyre në New York.

Në Halloween, Shayk postoi një imazh të saj në Instagram, e ulur në prehrin e regjisorit të “Star is Born”, i cili ishte veshur me një kostum ariu.

Foto: WireImage

“Pasi u ndanë, asaj i mungonte ai. Ajo ndihet shumë krenare se si kanë qenë në gjendje të shkojnë mirë dhe të jenë bashkë-prindër për vajzën e tyre”, tha një burim së fundmi People.

Një burim i tha në shtator, se Bradley dhe Irina nuk janë marrë seriozisht me askënd tjetër dhe ata të dy janë pro idensë për të pasur një tjetër fëmijë.

Cooper ishte i martuar më parë me aktoren Jennifer Esposito për katër muaj.

Shayk ishte i lidhur shkurtimisht me Vito Schnabel dhe Kanye West , megjithëse kishte spekulime se marrëdhënia me West ishte për publicitet. /Telegrafi/