Site icon Telegrafi

Mes tensioneve në familje, Victoria Beckham fton djalin Brooklyn dhe gruan e tij Nicola në shfaqjen e saj të Javës së Modës në Paris

Victoria Beckham duket e vendosur për të rregulluar përçarjen mes familjes së saj dhe gruas së djalit Nicola Peltz dhe i ka ftuar çiftin në shfaqjen e saj në Javën e Modës në Paris.

Dizajnerja e modës do të mbaj shfaqjen e saj të parë në Javën e Modës në kryeqytetin francez dhe dëshiron të ketë Brooklyn dhe Nicola të jenë pranë saj.

Kjo do të jetë hera e parë që familja do të shihet së bashku në publik që kur u fotografuan duke drekuar së bashku në Itali gjatë verës.

Pas dasmës së tyre, Brooklyn dhe Nicola pushuan me familjen e saj miliardere, por nuk kanë kaluar pothuajse aspak kohë me familjen Beckham që nga dita e tyre e madhe.

David, i ka thënë djalit të tij të madh se “u takon atyre” se si do ta trajtojnë dramën familjare dhe thuhet se nuk duan të jenë më pjesë e saj.

Brooklyn dhe Nicola e kanë kaluar këtë javë në Paris duke ndjekur shfaqjet e modës në të gjithë qytetin gjatë Javës së Modës të kryeqytetit francez.

Pjesëmarrja e tyre vjen një ditë përpara se Victoria, e cila gjithashtu do të shkojë në Paris, të mbajë për herë të parë shfaqjen e saj të Javës së Modës, shkruan DailyMail.

Nëse çifti do të marrë pjesë në shfaqje, kjo do të jetë një shenjë e unitetit familjar, pasi Victoria i ofroi dorën e pajtimit duke i ftuar ta shikonin.

Klani Beckham ndihet sikur Nicola po tregon një realitet tjetër të familjes në publik dhe duan të largohen nga drama, pohon shkrimtarja e MailPlus, Alison Boshoff.

Kjo vjen pasi u tha se David pati një konfrontim të rrallë me djalin e tij Brooklyn mbi situatën e vazhdueshme që rrethon atë dhe gruan e tij.

David i tha Brooklynit se ne nuk e bëjmë këtë në familjen tonë, pasi Nicola foli për tensionet në lidhje me veshjen e saj të nusërisë në një intervistë me Grazia USA, ku akuzoi vjehrrën e saj dhe stiliste Victoria se e injoroi atë dhe e la pa opsione për fustanin e nusërisë.

Victoria ofroi të krijonte një fustan nusërie për ditën e madhe të Nicola dhe Brooklyn, megjithatë nusja në fund zgjodhi një fustan “Versace” dhe përmendi mungesën e komunikimit nga Victoria si arsyen e vendimit të saj.

Lexo po ashtu Victoria Beckham fshin tatuazhin me inicialet e David - fansat spekulojnë për probleme në martesën e çiftit

Victoria dhe David thuhet se janë të shkatërruar nga mungesa e Brooklynit dhe vëllezërit e tij gjithashtu kanë mbetur të lënduar nga drama.

Romeo së fundmi u shfaq në krah të prindërve të tij teksa ndau një foto me Brooklyn dhe vëllain e tyre më të vogël Cruz, 17 vjeç, në ditën e dasmës.

Krahas imazhit ai shkroi: “Asgjë më e rëndësishme se familja”.

Brooklyn, e bëri të qartë pozicionin e tij në mes të grindjes familjare, duke i thënë se Nicola është ‘përparësia e tij numër një’ dhe se ata ‘e kanë 100 për qind mbështetjen e njëri-tjetrit’. /Telegrafi/

Exit mobile version