Sara Hoxha ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se ajo dhe vajza e saj Poemë Blu do të zhvendosen në një shtëpi të re.
Shtëpia është ende në proces për t’u rinovuar, sidoqoftë influencerja ndau pamje në llogarinë e saj në Instagram.
“Dje ishte një ditë e bukur por emocionale. Poi dhe unë shkuam për të parë shtëpinë tonë të re. Ky është me të vërtetë një proces emocionues”, ka shkruar ajo në një postim.
Ajo gjithashtu ndau me ndjekësit të saj pamje të tjera të shtëpisë, e cila është duke u rregulluar.
Njoftimi për shtëpinë e re, ku do të jetojë Sara bashkë me vajzën Poemë, vjen mes spekulimeve për ndarje nga Ledri Vula.
Me muaj të tërë flitet për këtë, megjithatë një gjë nuk është konfirmuar nga asnjëra palë. /Telegrafi/