Aktori dhe prezantuesi shqiptar, Donald Veshaj, famën më të madhe e mori në spektaklin e Big Brother VIP.
Ndonëse ka kaluar më shumë se një muaj që nga mbarimi i programit, ai po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.
Moderatori me origjinë nga Vlora njihet për një sërë tatuazhesh që ka realizuar në pjesë të ndryshme të trupit, për të cilat edhe ka folur disa herë.
E së fundmi kishte bërë një tjetër tatuazh që kësaj radhe kishte të bënte me të vëllanë e tij, Romeon.
Duke qenë se ‘Demi i vëllait’ është shprehja e tyre e përbashkët që tanimë është bërë edhe virale, Donaldi në pjesën në abdomen bërë demin.
“Demi vllait”, ka shkruar ai.
Pas daljes nga BB VIP, i njëjti vazhdon të jetë i angazhuar me projekte e koncerte muzikore. /Telegrafi/