Site icon Telegrafi

Mes shumë polemikave për shkak të skandalit në Oscars, filmi “Emancipation” i Will Smithit do të ketë premierën në dhjetor

Will Smith

Apple ka publikuar ‘trailer’-in e filmit “Emancipation” të Will Smith.

Kompania thuhet se ishte në bisedime për të shtyrë publikimin e filmit pas skandalit të Smith në Oscars 2022.

Platforma duket se më në fund arriti një marrëveshje dhe publikoi ‘trailer’-in për filmin të hënën.

“Një burrë i skllavëruar nis një udhëtim të rrezikshëm për t’u ribashkuar me familjen e tij në këtë film të fuqishëm të frymëzuar nga një histori e vërtetë”, ishte mbishkrimi i ‘trailer’-it.

Filmi do të shfaqet premierë në kinema më 2 dhjetor përpara se të kalojë në platformën e transmetimit më 9 dhjetor.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Will Smith

Reagimi i ashpër me të cilin u përball Smith në muajt e fundit, thuhet se bëri që drejtuesit e Apple të diskutojnë publikimin e filmit këtë vit – në kohë për sezonin e çmimeve – ose shtyrjen deri në vitin 2023.

Drama, për të cilën Apple thuhet se shpenzoi 120 milionë dollarë, do të kualifikohet për sezonin e ardhshëm të çmimeve pasi do të publikohet këtë vit.

Edhe nëse filmi fiton një Oscar, Smith nuk do të ishte i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, sepse ai dha dorëheqjen nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit.

Akademia gjithashtu e ndaloi atë të marrë pjesë në ceremoni dhe çdo ngjarje të lidhur me Akademinë për 10 vitet e ardhshme.

Will bëri bujë të madhe në Oscars 2022 pasi goditi komedianin Chris Rock, pasi bëri shaka me kokën e rruar të gruas së tij, Jada, për të cilën nuk ishte në dijeni se vuante nga një sëmundje. /Telegrafi/

Will Smith (Foto: Getty Images)
Exit mobile version