Mesfushori shqiptar i Levantes, Enis Bardhi, mund ta vazhdojë karrierën në MLS të Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe pse ofertat nga klubet evropiane nuk mungojnë.
Bardhi që ka kontratë deri në vitin 2024 me Levanten, ia ka kumtuar klubit se nuk dëshiron të luajë në La Liga 2.
Faqja në Twitter që i përcjell klubet amerikane, “Esto es MLS” ka shkruar se për Bardhin ka ardhur një ofertë nga skuadra Austin FC.
🟢⚫🚨 ¡BOOM! Apunta @tombogert que #AustinFC está en conversaciones con el @LevanteUD🇪🇸 por Enis Bardhi🇲🇰 (27 años).
El mediapunta llegó al Levante en 2017 y desde entonces ha sido uno de los pilares en el ataque pic.twitter.com/bkMDCCBqmz
— Esto es MLS (@EstoesMLS) July 13, 2022
Ata aktualisht janë lider në Konferencën e Perëndimit në ligën MLS me 40 pikë në 20 ndeshje.
Por për Bardhin ka interesim edhe na klubet e njohura si Nice, Bretfordi, Torino, Valencia e Celta Vigo. /Telegrafi/