Telegrafi

Mes procedurave të divorcit nga Brandon Blackstock, Kelly Clarkson kërkon që të shpallet beqare

Kelly Clarkson është gati për të bërë lëvizje të reja.

Ylli i muzikës pop, 39-vjeçe thuhet se i kërkoi gjykatësit që mbikëqyr ndarjen e saj nga Brandon Blackstock të miratojë zyrtarisht divorcin e saj.

Sipas dokumenteve ligjore të paraqitura nga avokatja Laura Wasser, ajo ka kërkuar që pjesa e mbetur e procesit të divorcit – duke përfshirë çështjet e financave dhe të ngjashme – të shtyhet për një datë të mëvonshme, sipas TMZ.

Kelly dhe Brandon (Foto: Getty Images)

Ndarja ka qenë disi e diskutueshme dhe ka përfshirë një numër akuzash të habitshme nga dyshja, por ish-çifti ka arritur të hartojë një plan për kujdestarinë e dy fëmijëve të tyre – River Rose, 7 vjeç dhe Remington Alexander, 5 vjeç.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kelly Clarkson

Të njëjtit u martuan në vitin 2014 dhe deri vonë kanë qenë përkrahësit më të mëdhenj të njëri-tjetrit.

Pas ndarjes nga Brandon, Kelly ka deklaruar se shkroi rreth 60 këngë mes periudhës emocionale.

Kelly Clarkson (Foto: Getty Images)

“Unë kam shkruar 60 këngë. Në çdo kohë që kalon në jetë, është një gjë kaq e mrekullueshme që mund të kesh dalje, pavarësisht nëse njerëzit e besojnë apo jo”, u shpreh ajo për Entertainment Tonight.

Theksojmë që Kelly është bërë e njohur për publikun përmes pjesëmarrjes në “American Idol”, ku u shpall edhe fituese. /Telegrafi/