Barcelona ka shënuar fitore ndaj Rayo Vallecanos me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 24-të të La Ligas.
Barcelona e nisi shumë mirë takimin, duke rrezikuar dy herë me Raphinnhan në minutat 20’ dhe 23’.
Katalanasit fituan penallti në minutën e 27-të, ku Robert Lewandowski ishte i saktë nga pika e bardhë për 1-0.
Rayo Vallecano shënoi në minutë e 43-të, me Jorge de Frutos, por që goli u anulua për pozitë jashtë lojë gjatë aksionit.
Edhe në pjesën e dytë, Barcelona e nisi mirë me Lewandowskin që tentoi të shënonte, por pa sukses.
Raphinha sërish kishte raste të mira në mesin e pjesës së dytë, por braziliani nuk ishte i saktë.
Jorge de Frutos kishte rast të barazonte në kohën shtesë, por topi shkoi jashtë.
Barcelona me këtë fitore merr pozitën e parë në renditje, me 51 pikë aq as ka edhe Real Madridi, ndërsa Atletico Madridi ka një pikë më pak. /Telegrafi/