Site icon Telegrafi

Mes nënës dhe Anitës, Ramush Haradinaj zgjedh të ëmën kur pyetet nga fëmijët e emisionit “Në kurthin e Piter Panit”

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin shumë të shikuar nga fëmijët, “Në kurthin e Piter Panit”.

Ai nuk ka refuzuar tu përgjigjet pyetjeve nga më të ndryshme të fëmijëve, duke cekur ndër të tjerash edhe ngjarjet më famëkeqe nga jeta e tij si periudha e luftës, apo edhe Gjyqi i Hagës.

Ramush Haradinaj ishte i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Panit” (Foto: TV Klan)

I ngacmuar me pyetjen se në kë do zgjidhte në mes të nënës dhe bashkëshortes së tij, Anitës, kryeministri tha se kjo e fundit ngelet një hap prapa kur bie fjala te kjo zgjedhje.

“Nanën…”, ka thënë Ramushi në përgjigjen e tij, duke vazhduar sqarimin më tej duke u shprehur: “E di pse? E dua edhe Anitën, shumë, shumë, por nana ka mbetur pa babën tash, kështu që po i jap më shumë dashni asaj”.

Kryeministri Haradinaj në emisionin “Në kurthin e Piter Panit” (Foto: TV Klan)

Përndryshe, u zbulua gjatë spektaklit se kjo pyetje ishte inicuar nga vet bashkëshortja e tij, Anita Muçaj-Haradinaj.

E ftuara tjetër në mbrëmjen e së hënës në emisionin “Në kurthin e Piter Panit”, ishte edhe këngëtarja e njohur, Bleona Qereti, e cila rrëfeu detaje të shumta nga jeta e saj. /Telegrafi/

Foto: Anita Muçaj/InstaStory
Exit mobile version