Site icon Telegrafi

Mes lotësh, Morena Taraku: Jam me ju çdo moment

Morena Taraku ka qenë një prej artisteve më të angazhuara pas tërmeteve në Shqipëri, ndërsa është kthyer enkas nga Turqia për t’i ndihmuar të mbijetuarve nga tërmetet në Durrës dhe Thumanë.

Përderisa akoma është një situatë e tillë dhe mjaft e vështirë, modelja nga Peja ka ndihmuar tejet shumë edhe nga ana financiare.

Ajo po vazhdon të jetë pranë tyre dhe me anë të postimit të fundit të publikuar në InstaStory tregon se lutet çdo minutë për të gjithë.

Morena Taraky vazhdon t’i ndihmojë të prekurve nga tërmetet (Foto: Instagram)

“S’më ndalen lotët jam me ju çdo moment dhe gjithçka që lexoj për fëmijët që kanë humbur prindërit e që ende nuk e dinë e shume tjera të rënda. Lutem çdo minut për juve”, ka shkruar ndër të tjerash Taraku.

Lexo po ashtu Morena nis për në Shqipëri tenda e pelena për fëmijë, ju fton t'i shkruani për çdo gjë që nevojitet për të prekurit nga tërmetet

Përveç se dhuroi 1000 dollarë, Taraku kishte nisur për në Shqipëri tenda e pelena për fëmijë, madje kërkoi që t’i shkruanin për çkado që kishin nevojë.

Edhe pse të gjitha aktivitetet tanimë i ka zhvendosur në Stamboll, Morena duket se nuk e harron popullin e saj, posaqërisht në këso situatash. /Telegrafi/

Exit mobile version