Një nga fytyrat më të njohura të markës së Victoria’s Secret, Adriana Lima është përshëndetur me publikun që e ka duartrokitur ndër vite nëpër sfilatat e modës.
Mbrëmë në qytetin amerikan të New Yorkut është mbajtur ngjarja kryesore e modës për këtë vit, ku modelja braziliane ka ecur për herë të fundit në pistat e modave.
Kjo ishte shfaqja e njëzet rresht dhe ajo e kishte të vështirë të tregonte se po i fund karrierës prej modeleje në moshën 37-vjeçare.
“E dashur Victoria, faleminderit që më tregove botën, duke ndarë sekretet e mia dhe më e rëndësishmja, nuk më ke dhënë vetëm krahë, por më mësove të fluturoja”, shkroi Adriana.
Theksojmë se kohët e fundit tashmë ish-modelja ka qenë temë e mediave rozë në saje të lidhjen me shkrimtarin turk, Metin Hara.
Ky i fundit ishte i angazhuar në disa projekte të ndryshme të letërsisë dhe nuk ka pasur kohë që të vjen ta përcjell të dashurën.
Lima ka qenë fytyrë e shumë markave botërore gjersa nuk ka ngurruar të merr poza edhe në krah të bukuroshes shqiptare, Rita Orës.
Ndryshe, pos kësaj të fundit, pjesë e ngjarjes me performancën e saj ishte edhe Bebe Rexha, e cila ka kënduar disa prej hiteve. /Telegrafi/