Site icon Telegrafi

Mes dramës me Lumbardhin, Kader Kicaj shijon pushimet në Turqi

Foto: Arkiv

Duket se modelja e njohur nga Prizreni, Kader Kicaj, ka ikur paksa nga jeta dhe aktivitetet e përditshme.

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2 momentalisht ndodhet në pushime dhe si destinacion ka zgjedhur Turqinë.

Kjo arratisje e bukuroshes vjen pas një njoftimi që bëri në rrjete sociale për jetën e saj private.

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo njoftoi të gjithë se është ndarë nga partneri i saj, fituesi i Big Brother, Lumbardh Salihu.

E njëjta dukej e shqetësuar në postimin që bëri duke lënë vend për dyshime se ia ka thyer zemrën.

Lexo po ashtu “Gjithçka e imja”, Kader Kicaj me dedikim për partnerin e saj Lumbardhin

Madje pati raportime se ish-futbollisti nga Vitia e ka tradhtuar atë, përkundër se nuk ka reaguar deri më tani.

Pritet të shihet në vazhdim se si qëndron e vërteta mes tyre. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram
Exit mobile version