Diku në mesin e dhuratave me shirita të kuq, ndodhet edhe një thes me para – që do t’ju nevojitej të gjithëve, në këtë kohë shpenzimesh për festat e fundvitit.
Në kohën kur gjithçka ka të bëjë me festimet, vjen një enigmë tjetër që ka të njëjtën temë, transmeton Telegrafi.
Shikuesit sfidohen të gjejnë paratë, sa më shpejtë që munden, megjithëse një gjë e tillë, nuk është aspak e lehtë.
“E kam shikimin e fortë, por nuk arrita ta gjejë” si dhe “tash që e gjeta, qenkan shumë pak parë”, ishin dy prej komenteve të shumta.
Derisa disa shikuesve iu kanë dashur dhjetëra minuta, të tjerë thonë se kaluan vetëm pak sekonda për të gjetur thesin.
Po që se jeni në mesin e atyre që nuk po e shihni, mund ta gjeni brenda rrethit. /Telegrafi/