Telegrafi

Mes dhimbjeve e lotëve, përcillet në banesën e fundit Adela (Foto)

Gazetarja Adelajda Xhamani u përcoll për në banesën e fundit në qytetin e saj të lindjes, Kavajë.

Homazhet u mbajtën në orën 12:00 te Kinemaja e qytetit të Kavajës ndërsa varrimi në orën 14:00.

Ka qenë miku i saj i vjetër themeluesi i revistës Who, Eraldo Rexha, i cili ka lajmëruar dhe për ceremoninë mortore dhe për mbajtjen e homazheve.

“Sot e kam të pamundur të shkruaj për ty Adela… Por meqë të gjithë e dinin miqësinë tonë, e kam unë për detyrë t’i njoftoj të gjithë dashamirësit e tu, se nesër ora 12:00, në Kinemanë e qytetit tënd, Kavajës, do të mbahen homazhet për ty engjëll dhe prej aty do bëhet përcjellja jote për në banesën e fundit…”, kishte shkruar Eraldo Rexho.

Familjar, miq , kolegë  dhe të afërm, mes dhimbjesh dhe lotësh i dhanë lamtumirën e fundit gazetares 31 vjeçare.

Adela Xhamani  ndërroi jetë mëngjesin e ditës së djeshme pas një arresti kardiak në shtëpinë e saj në zonën e Freskut.

Largimi i parakohëshëm nga jeta i gazetares  tronditi mbarë opinionin publik, sidomos kolegët nga skena e shoubizit. /Panorama/Syri/