Arsenali është në krye të tabelës së Ligës Premier, por Manchester City po i qëndron afër, pasi Gunners shpërdoruan dy epërsi 2-0 (kundër Liverpoolit dhe West Hamit) radhazi për ta lejuar kampionin në fuqi të kthehet në garë.
Ekipi i Mikel Artetas është aktualisht katër pikë përpara atij të Pep Guardiolas, por ka luajtur një ndeshje më shumë se ata.
Sulmuesi i LA Galaxy, Javier “Chicharito” Hernandez kishte disa mendime për këtë çështje, pasi ai ka luajtur në të kaluarën në elitën e futbollit anglez për Manchester United.
Një gazetare po i fliste atij për Arsenalin si të ishte ekipi i tij dhe lojtari fillimisht u tall pak me të.
“Po, ishte e vështirë. E pashë. Megjithatë, mirë për ekipin tim!”, deklaroi Chicharito.
Megjithatë, ai tha se ishte i lumtur që nuk do të ishte një fitore e qartë. Gara për titull është jashtëzakonisht afër tani, gjë që e bënë atë interesante.
Ai kujtoi fitimin e Ligës Premier me United në atë mënyrë. Dhe më pas ai kujtoi humbjen në një “mënyrë shumë të dhimbshme” nga askush tjetër përveç Manchester City. Në atë pikë, Chicharito pranoi se do të preferonte që Arsenali të fitonte.
“Unë dua që Arsenali të fitojë ligën në fakt, sepse nuk dua që fqinjët ta fitojnë”, shtoi ai.
Mendimi i tij është, nëse nuk mund të jetë Manchester United, atëherë të paktën nuk duhet të jetë Manchester City.
Manchester City dhe Arsenali do të luajnë me njëri-tjetrin të mërkurën, më 26 prill. /Telegrafi/