Site icon Telegrafi

Mes akuzave për ngacmim seksual – Angelina Jolie thotë se ndihej ‘e lënduar’ kur Brad Pitt punoi me Harvey Weinstein

Angelina Jolie është hapur për çështjet e kaluara në martesën e saj me aktorin e njohur, Brad Pitt.

Ylli amerikan ka trajtuar divorcin dhe betejën e vazhdueshme të kujdestarisë me Pitt në një intervistë për The Guardian mbi punën e saj humanitare dhe librin e ri me Amnesty International, “Know Your Your Rights and Claim Them”.

Ajo gjithashtu flet për përvojën e mëparshme me Harvey Weinsten, duke thënë se ishte ngacmuar seksualisht në filmin e tij të vitit 1998, “Playing By Heart”.

Angelina Jolie dhe Brad Pitt (Foto: Getty Images)

“Ishte diçka që më duhej të shpëtoja. Unë qëndrova larg dhe i paralajmërova njerëzit për të. Mbaj mend që i thashë Jonnyt, burrit tim të parë, i cili ishte i mrekullueshëm për këtë, t’i përhapë fjalën njerëzve të tjerë – mos i lini vajzat të shkojnë vetëm me të. Unë kurrë nuk u shoqërova ose nuk punova më me të. Ishte e vështirë për mua kur Brad e bëri këtë”.

Jolie thotë se Pitt iu afrua Weinstein për të punuar si producent në filmin e 2012 “Killing Them Softly”, pavarësisht se kishte dijeni për sulmin seksual. “Ne luftuam për këtë. Sigurisht që dhemb”, tha ajo.

Lexo po ashtu E akuzoi për përdhunim, vjen reagimi i Harvey Weinstein ndaj Angelina Jolie: E pavërtetë, kurrë nuk kam bërë asnjë sulm

Brad ka folur më parë kundër Harvey publikisht. Në një intervistë për CNN 2019, ai foli për përballjen me ish-producentin në emër të të dashurës së tij të atëhershme Gwyneth Paltrow, meqë dyshohet se ai po e ngacmonte atë në një takim pune për filmin “Emma” të vitit 1996.

Angelina Jolie (Foto: Getty Images)

Jolie gjithashtu aludon për motivet që qëndrojnë pas divorcit të saj në intervistën e The Guardian, në të cilën nuk ishte në gjendje të diskutonte specifikat në lidhje me betejën e saj të vazhdueshme të kujdestarisë .

Ylli i “Maleficent”shtoi: “Nuk është se dua të flas për ndonjë gjë vërtet, sepse unë thjesht dua që familja ime të shërohet. Dhe unë dua që të gjithë të ecin përpara – të gjithë ne, përfshirë babanë e tyre. Unë dua që ne të shërohemi dhe të jemi në paqe. Ne gjithmonë do të jemi një familje”. /Telegrafi/

Harvey Weinstein (Foto: Getty Images)
Exit mobile version