Telegrafi

Mërzitet që ia prenë flokët, frikësohet se më kurrë nuk do t’i rriten (Video)

Fëmija i njohur vetëm si Valor nga Shtetet e Bashkuara, ka nisur të qajë sepse nuk i pëlqeu që ia prenë flokët dhe frikësohej se do të mbetej ashtu gjithmonë.

Megjithëse në fillim ishte shumë i gëzuar dhe ishte gati, më vonë u desh që nëna ta ngushëllonte dhe t’i tregonte se prapë do t’i rriten, transmeton Telegrafi.

“Njëherë ia kam lyer babait tënd flokët portokalli dhe ai i ka rruar vet. Shiko tani, ai prapë e ka kokën me flokë”, dëgjohet duke thënë ajo lidhur me rastin.

Videoja e postuar më poshtë, tregon momentin se si e qetësojnë vogëlushin, derisa ai fillon të buzëqeshë sërish dhe i hidhet nënës në përqafim. /Telegrafi/