Dukej se një copë tortë është bërë mollë sherri për një çift, të cilët gjatë ceremonisë së tyre martesore për pak sa nuk përfunduan duke u rrahur.
Një video e postuar së fundmi në internet, shfaq momentin kur dhëndri dhe nusja derisa po shijonin tortën e martesës për pak sa nuk rrahën, transmeton Telegrafi.
Dhe derisa në sfond dëgjohej një muzikë romantike dhe dhëndri po i jepte me lugë një copë tortë nuses së tij, e kundërta ndodhi kur i erdh asaj radha.
Dhëndri mbante gojën e hapur dhe priste që nusja t’ia fusë lugën plotë me tortë, por ajo vendosë të tallet paksa me të duke mos menduar se kjo mund t’i shkaktojë probleme të mëdha.
Ajo në vend se t’ia japë lugën me tortë, e mashtron duke ia larguar për disa herë radhazi dhe ky veprim i saj nervozoi tej mase dhëndrin, i cili në një moment humb durimin dhe ia përplas dorën.
Por ky nuk është rasti i vetëm që çifti për pak sa nuk janë rrahur shkaku i kësaj shakaje. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=9lLzG4_6EAg