Telegrafi

Meryl Streep do ta luajë vjehrrën e Nicole Kidman në “Big Little Lies”

(Foto: Getty Images)

Aktorja hollivudiane, Meryl Streep, do t’i bashkohet ekipit të serialit “Big Little Lies” në sezonin e ri.

Ajo do ta luajë rolin e Mary Louise Wright, nënës së Perry Wright (Alexander Skarsgard) dhe vjehrrën e Celeste (që e luan Nicole Kidman).

(Foto: Getty Images)

“E shqetësuar për nipat pas vdekjes së djalit të saj Perry, Mary Louise shkon në Monterey në kërkim të shumë përgjigjeve”, shkruan Deadline për karakterin e Streep.

Angazhimi në serialin e popullarizuar të HBO është një vendim interesant për 68-vjeçaren, e cila për herë të fundit me këtë rrjete televiziv ka punuar në vitin 2003 në mini-serialin, “Angels in America”.

(Foto: Getty Images)

Tash për tash, Streep është karakteri i parë i ri që do të shfaqet në sezonin e dytë të “Big Little Lies”, të cilit pritet t’i bashkohen edhe personazhe të tjera.

Lexo po ashtu Nicole Kidman: Bashkëshorti u shokua kur më pa shenjat e plagëve nga skenat eksplicite me Skarsgard (Foto/Video, +18)

Kritikët paralajmërojnë një “përplasje titanësh” ndërmjet Kidman dhe Streep në episodet e reja të këtij seriali.

(Foto: Getty Images)

Akoma nuk dihet se si do të rrjedhë ngjarja në sezonin e ri, pos që Celeste do të luftojë me vendosmëri për familjen e saj dhe do ta kërkojë në vete gruan që ka qenë dikur.

“Big Little Lies” deri më tani ka fituar tetë çmime Emmy, ndërsa është bazuar në librin e shkrimtares Liane Moriarty.

(Foto: Getty Images)

Ngjarja përcjell jetën e një grupi nënash që jetojnë në qytetin idilik Monterey të Kalifornisë. /Telegrafi/