Ylli i “Mamma Mia!”, Meryl Streep dyshohet se ka nisur një lidhje të re me aktorin komik Martin Short pas përfundimit të martesës së saj 45-vjeçare.
Çifti u ul pranë njëri-tjetrit në “Golden Globes” të dielën dhe pozuan për një fotografi të ngrohtë, javë pasi filluan të qarkullonin zëra për një romancë, shkruan The Sun.
Meryl, 74 vjeçare, u njoh me Martinin, 73 vjeçar, kur ata luajtën si të dashuruar në serialin televiziv amerikan “Only Murders in the Building” vitin e kaluar.
Kjo është lidhja e parë e raportuar e saj që pasi ajo njoftoi në tetor se kishte ndarë rrugët me bashkëshortin Don Gummer, 77 vjeç, me të cilin ishte e martuar që nga viti 1978 dhe me të cilin ka katër fëmijë.
Një burim tha: “Meryl dhe Martin po shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit. Nuk ka presion. Ata kalojnë kohë së bashku dhe merren vesh mirë me njëri-tjetrin. Është shumë herët tani për të thënë nëse ka diçka serioze”.
Nga ana e tij, një përfaqësues për media i Martin Shortit tha për raportimet e tabloideve: “Ata janë thjesht shumë miq të mirë, asgjë më shumë”.
Kur u zbulua ndarja e Meryl nga bashkëshorti i saj, u tha se ata kishin qenë të ndarë për gjashtë vjet, çka çoi në spekulime në lidhje me kohëzgjatjen e lajmit, me pretendime se ajo mund të ketë gjetur një partner të ri.
Martin pati një martesë 30-vjeçare me aktoren komike Nancy Dolman, me të cilën adoptuan tre fëmijë, përpara se ajo të ndërronte jetë në vitin 2010. /Telegrafi/