Meryl Streep dhe bashkëshorti i saj prej 45 vitesh, Don Gummer, po jetojnë të ndarë.
Ikona fituese e “Oscar”, 74 vjeçe, dhe skulptori i nderuar, 76 vjeç, janë ndarë për më shumë se gjashtë vjet.
Në një deklaratë ekskluzive, një zëdhënës i yllit të dashur tha: “Don Gummer dhe Meryl Streep janë ndarë për më shumë se 6 vjet dhe ndërsa do të kujdesen gjithmonë për njëri-tjetrin, ata kanë zgjedhur jetë të ndara”.
Megjithatë, ata u panë së bashku për herë të fundit në Oscar 2018.
Çifti kanë katër fëmijë: kantautorin Henry Wolfe, 43 vjeç, dhe aktoret Mamie Gummer, 40 vjeçe, Grace Gummer, 37 vjeçe dhe Louisa Jacobson, 30 vjeçe, të cilët i rritën në kompleksin e tyre në Connecticut në qytetin e qetë dhe historik të Salisbury.
Ata kanë edhe pesë nipër e mbesa.
Djali i tyre, Henry, ka dy fëmijë me gruan e tij, Tamryn Storm Haëker. Mamie ka dy fëmijë me bashkëshortin Mehar Sethin.
Ndërkohë, Grace së fundmi solli në jetë fëmijën e parë me bashkëshortin e saj, producentin e diskografisë Mark Ronson.
Sa i përket Louisas , ajo njihet më së shumti për rolin e saj kryesor në shfaqjen e HBO, “The Gilded Age”.
Streep dhe Gummer u prezantuan për herë të parë nga vëllai i saj, Harry, në 1978.
Dyshja u martuan në të njëjtin vit dhe që atëherë e kanë mbajtur lidhjen e tyre larg syrit të publikut. /Telegrafi/