Site icon Telegrafi

Meryem Uzerli mahnit fansat me një fotografi nga koha kur ka qenë 16 vjeçare

Meryem Uzerli (Foto: Levent Kulu/Getty Images/Guliver)

Aktorja dhe modelja, Meryem Uzerli, ka publikuar një fotoportret nga viti 1999, duke iu bashkuar kështu trendit të publikimit të fotografive nga e kaluara në Instagram.

Fotografia e publikuar nga aktorja turko-gjermane është nga koha kur ajo ka qenë 16 vjeçare.

Imazhi i postuar ka marrë qindra mijëra pëlqime në profilin e saj në Instagram, ku bukuroshja numëron mbi 4.6 milionë ndjekës.

Meryem Uzerli krijoi famë te publiku shqiptar falë rolit në serialin turk për sulltan Sulejmanin, “Muhtesem Yuzyil”, ku e portretizoi sulltaneshën Hyrrem dhe u pëlqye shumë nga shikuesit.

Ndërsa edhe pas tërheqjes nga seriali, fansat vazhduan të interesoheshin për të rejat në jetën e aktores.

Lexo po ashtu Lajmet për Meryem Uzerli

35-vjeçarja është aktore dhe modele turko-gjermane, e cila u bë e njohur pikërisht me rolin e sulltaneshës Hyrrem nga seriali “Muhtesem Yuzyil”, ku luajti gjatë viteve (2011–2013).

Për këtë rol, ajo mori kritika shumë pozitive dhe u vlerësua me disa çmime, në mesin e të cilëve edhe me çmimin ‘Flutura e Artë’ që u ndahet yjeve turke për sukseset në seriale televizive dhe në muzikë.

Aktorja ka lindur (12 gusht 1983) dhe është rritur në Kassel të Gjermanisë dhe pikërisht atje e nisi karrierën si aktore.

Fillimisht, luajti në seriale gjermane (“Notruf Hafenkante”, 2010 dhe “Ein Fall fur zëei”, 2010), kurse më pas u angazhua edhe në filma gjermanë, si “Journey of No Return” (2010) dhe “Jetzt aber Ballett” (2010).

Në fund të vitit 2010, Meral Okay e zgjodhi që të luante rolin e parë kryesor në serialin “Muhtesem Yuzyil”. Në vitin 2012, ishte shpallur ‘Femra e vitit’ nga versioni turk i revistës GQ. /Telegrafi/

Meryem Uzerli (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

 

Meryem Uzerli (Foto: Christian Marquardt/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version