Site icon Telegrafi

Meryem Uzerli: Jam përpjekur të vritem, por te tentimi për vetëvrasje gjeta shpëtimin

Meryem Uzerli, aktorja e famshme me origjinë turke dhe gjermane, nuk e fsheh faktin se nuk kishte gjithmonë një jetë përrallore, ku një periudhë të vështirë, e cila ka ndodhur disa vjet më parë, me gjysmë zemre e kujton.

Disa vite më parë, ajo zbuloi se ish i fejuari i kishte kërkuar të abortojë fëmijën e tyre, por në fund vendosi ta mbajë, pa kërkuar ndihmë nga ai.

Gjatë periudhës duke filmuar serinë “Sulejmani i Madhërishëm”, jeta private morri kah negativ, ku për pasojë iu larguan shumë partnerë biznesor shkaku i problemeve të vazhdueshme rreth rritjes së vajzës, e cila gjë reflektonte në punën e saj.

“Në Antalia mora çmimin si aktorja më e mirë, po pikërisht në atë mbrëmje u përpoqa të bëj vetëvrasje”, tha bukuroshja duke shtuar më tutje se “shkova në dhomën e hotelit dhe hodha statujën e çmimit që u shkatërrua. Isha plotësisht e çmendur dhe fillova t’i prej duart, gjaku ishte kudo. Doja të dilja nga ballkoni dhe kërceja sepse vetëm ashtu do të shpëtoja. Doja të zhdukesha, pasi ndihesha e vdekur. Por, në vdekje pashë shpëtimin. Psiqikisht nuk kam qenë mirë”.

Ajo më tutje tregoi se roli në serialin e lartcekur e ka lodhur shumë duke kaluar tre vjet të jetës me rolin në këtë krijimtari filmike.

“Roli i Huremit më ka lodhur. Kam jetuar tre vjet me këtë karakter dhe kam humbur plotësisht veten time. U bë gjithnjë e më e vështirë. Nuk mund të luaja më, sepse nga një grua e shëndoshur, isha dobësuar tejmase”, shtoi Meryem, e cila tashmë më nuk është pjesë e serialit turk.

Ndryshe, aktoren tashmë do ta shohim në projekte të reja filmike gjatë këtij viti. /Telegrafi/

Exit mobile version