Site icon Telegrafi

Mervan Bejtullahu do të ndajë drejtësinë në sfidën Hungari U21 – Malta U21

Gjyqtarët kosovarë vazhdojnë të marrin besim nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA.

UEFA delegon Mervan Bejtullahun si gjyqtar kryesor që të ndajë drejtësinë në ndeshjen e kualifikimeve për Europianin U21, Hungaria – Malta.

Në ndeshjen e cila do të zhvillohet në stadiumin “Hidegkuti Nándor Stadion” në Budapest, gjyqtarin Bejtullahun do ta asistojnë Fatmir Sekiraqa dhe Arbnor Bullatovci, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Mentor Ajeti.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të enjten më 10 tetor me fillim në orën 20:00. /Telegrafi/

Exit mobile version