Ndeshja kryesore e xhiros së shtatë në “Albi Mall” Superligën e Kosovës në futboll do të zhvillohet në Gjilan, teksa priten të përballen rivalët e përbetuar, Drita dhe Gjilani.
Kjo ndeshje i është besuar gjyqtarit Mervan Bejtullahu, i cili do të jetë i shoqëruar nga asistentët, Hekuran Osmani dhe Fatlum Jashari.
Në VAR do të jetë gjyqtari Vigan Ibërdemaj, ndërkohë në AVAR do të jetë Drilon Rexhepi.
Ndeshjen Prishtina – Malisheva do ta drejtojë Eridon Podvorica.
Sa i përket përballjes Trepça ’89 – Ferizaj, do të drejtohet nga Burim Jahmurataj.
Dukagjini – Drenica i është besuar Alban Shalës.
Në kuadër të xhiros së shtatë priten të zhvillohen katër duele, pasi Llapi – Ballkani është shtyrë. /Telegrafi/