Per Mertesacker ka zbardhur planet për të ardhmen rreth karrierës futbollistike.
Mbrojtësi gjerman ka pohuar se ky do të jetë viti i fundit që do të veshë fanellën e Arsenalit.
Por, lojtari 32-vjeçar nuk do të largohet prej Gunners pasi që do të jetë trajner i grupmoshave të reja, transmeton Telegrafi.
“Ky është fillimi i një kapitulli të ri emocionues për mua. Unë jam i kënaqur që jam pjesë e familjes së Arsenalit”, tha Mertesacker pas vendimit të marrë në një marrëveshje me londinezët.
“Këtë sezon, do të përqendrohem plotësisht në punën time me ekipin e parë dhe do të pres një sezon të suksesshëm në fushë. Ky do të jetë sezoni im i fundit dhe më pas do të jem trajner i grupmoshave të reja të Gunners”, tha ndër të tjerash ish-reprezentuesi gjerman.
Ndryshe, Mertesacker gjashtë vjetëve qëndrimi te Arsenal është paraqitur 150 herë duke shënuar pesë gola. /Telegrafi/