Site icon Telegrafi

Mertesacker pensionohet në fund të sezonit: Trupi im nuk mundet më, më mirë do të qëndroj në tribuna dhe do të ndihem i lirë

(Foto: Getty Images)

Per Mertesacker ka bërë të ditur se do të largohet nga futbolli në fund të sezonit, sepse trupi i tij nuk mundet më.

33-vjeçari ka konfirmuar se do të pensionohet dhe do t’i bashkohet stafit të Arsenalit si një trajner i Akademisë së të rinjve, gjë që do t’ia mundësojë “që të jetojë sërish i lirë”.

Mbrojtësi gjerman, i cili e ngriti Kupën e Botës në vitin 2014, ka regjistruar vetëm 12 paraqitje për Topçinjtë në dy sezonet e fundit. Loja e tij e fundit ishte në muajin janar, kundër Nottingham Forest në Kupën FA.

(Foto: Getty Images)

Kapiteni i Arsenalit ka pranuar se niveli i lartë i lojës është shndërruar në një barrë të papërballueshme për trupin e tij të plakur.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për PER MERTESACKER

“Trupi im ka mbaruar. Të gjithë më thonë se duhet ta shijoj vitin e fundit, të luaj sa më shumë që është e mundur dhe të jap gjithçka”.

“Më mirë do të qëndroja ulur në bankë – ose akoma më mirë – në tribuna, dhe pastaj, për herë të parë në jetën time, në një moshë mbi 30 vjeçare, di të ndihesha i lirë”.

(Foto: Getty Images)

“Nganjëherë e kupton se gjithçka është një barrë, si fizikisht ashtu edhe mendërisht, mirëpo duhet të vazhdosh pa kurrfarë dyshimi, edhe nëse je i lënduar”.

“Në momentet para se të fillojë një ndeshje, stomaku më rrotullohet dhe më duket sikur dua të vjell. Pastaj më zihet fryma aq shumë saqë më dalin sytë lot”, ka deklaruar Mertesacker për Der Spiegel.

Mbrojtësi gjerman e ka fituar tri herë Kupën FA dhe dy herë atë Community Shield, gjatë qëndrimit shtatëvjeçar te Arsenali. /Telegrafi/

Exit mobile version