Arsenali është stabilizuar në mbrojtje pas transferimit të shqiptarit Shkodran Mustafi.
Por transferimi i mbrojtësit nga Gostivari ka bërë që një mbrojtës tjetër i Arsenalit të mendojë largimin.
Fjala është për gjermanin, Per Mertesacker i cili nuk po ka hapësira të luaj tek ‘Topçinjtë’.
32-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës dhe po shikon mundësinë e rikthimit në Bundesliga.
Sipas medieve gjermane, skuadra e re e Mertesacker do të jetë Werder Bremen, ku shtatlarti luajti gjatë viteve 2006-2011. /Telegrafi/