Telegrafi

Mertens zgjidhet futbollisti i vitit në Belgjikë (Foto)

Dries Mertens është futbollisti i vitit në shtetin e Belgjikës.

Sulmuesi i Napolit është votuar në Belgjikë si lojtari i vitit, vota këto që kanë ardhur nga tifozët e kombëtares belge.

Lexo po ashtu Mertens i jashtëzakonshëm, shënon het-trik për nëntë minuta (Video)

29-vjeçari ka shënuar 22 gola dhe ka bërë 13 asistime për Napolit në vitin kalendarik të 2016, duke përfshirë një statistikë të pabesueshme këtë fillim sezoni me 11 gola në 10 ndeshje.

Mertens ka mposhtur në këtë garë, mesfushorin e Chelseat, Eden Hazard, i cili përfundoi në vendin e dytë dhe vendi i tretë i takoi Radja Nainggolan të Romës. /Telegrafi/

Viti 2016 ishte perfekt për Mertens