Site icon Telegrafi

Mertens përfundon në radarin e Atleticos

during the Serie A match between SSC Napoli and US Sassuolo at Stadio San Paolo on October 29, 2017 in Naples, Italy.

Ylli i Napolit, Dries Mertens ka përfunduar në radarin e skuadrës së madhe spanjolle, Atletico Madridit, të cilët e duan për verën e ardhshme.

Sipas gazetës spanjolle AS, Atletico beson se Mertens mund t’u japë atyre një shtysë të re në sulm, veçanërisht duke pasur parasysh se disa sulmues mund të largohen nga klubi.

Los Colchoneros nuk ishin në gjendje të regjistrojnë lojtarë të rinj në dy afatet e fundit kalimtare të transferimeve për shkak të një ndalimi nga UEFA dhe disa nga sulmuesit e tyre po përballen me të ardhme të pasigurta.

Lexo po ashtu Atletico e mendon Herreran si zëvendësues ideal për Gabin

Fillimi i dobët i Antoine Griezmann në këtë sezon i është atribuuar atij që  dëshiron të largohet, ndërsa Fernando Torres mbush 34 vjeç në marsin e vitit të ardhshëm dhe dy sulmuesit tjerë, Kevin Gameiro dhe Luciano Vietto kanë luftuar për tu përshtatur në Wanda Metropolitano.

Sulmuesit e Atleticos nuk po kalojnë në formë të mirë këtë sezon (Getty Images)

Për më tepër, edhe Yannick Carrasco “nuk ka marrëdhëniet më të mira me klubin dhe shokët e tij”, paralajmëron gazeta e njohur spanjolle.

Mertens ishte fillimisht një sulmues krahu, por u kthye në një qendërsulmues të pabesueshëm nga trajneri i Napolit, Maurizio Sarri, në mes të rrugës gjatë sezonit të kaluar, duke shënuar 43 gola nga një hat-trik kundër Cagliarit në dhjetor të 2016.

Lexo po ashtu Mertens i hapur për kalim në Ligën Premier

30-vjeçari ka qenë gjithashtu i lidhur me Manchester Unitedin, Barcelonën dhe Bayern Munichun, por gazeta AS paralajmëron se presidenti i skuadrës italiane, Aurelio De Laurentiis, është një negociator i vështirë.

Atletico do të kërkojë ta sjellë sulmuesi belg për rreth 30 milionë euro, por Merten ka nënshkruan kontratën e re vetëm në muajin maj. /Telegrafi/

Exit mobile version