Site icon Telegrafi

Mertens kërkon Ligën Premier

Raportet e medieve belge sugjerojnë se Dries Mertens do ta lë Napolin dhe ka refuzuar transferimin në Inter, pasi dëshiron të shkoj në Ligën Premier këtë verë.

Anësori belg po befason të gjithë me ndeshjet e tij të mira te Napoli, duke u bërë subjekt i shumë kërkimeve nga skuadrat e njohura evropiane.

Negociatat e kontratës në mes të Napolit dhe yllin të tyre thuhet se kanë ngecur në një mosmarrëveshje në lidhje me pagat.

Lexo po ashtu Interi ëndërron Di Marian dhe Mertens

Ndërsa, klube të tjera kanë qenë të alarmuara për njeriun i cili ka shënuar 24 gola në 24 paraqitje si titullar për skuadrën e tij këtë sezon.

Gazeta belge, ‘HLM’, pohon se Nerazzurët janë të interesuara në shërbimet e Mertens, megjithatë këmbëngul se lojtari do të preferonte një lëvizje në Angli.

Skuadra më e lidhur me një transferim të lojtarit belg ka qenë Manchester Unitedi, por tani raportohet edhe interesimi i skuadrave tjera.

Lexo po ashtu Gjigantët anglezë në garë për Mertens

Edhe Liverpooli, Tottenhami, Arsenali dhe Evertoni janë skuadrat që duan shërbimet e Mertensit.

Çmimi i yllit belg besohet të jetë rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version