Telegrafi

Mersel Bilalli: Kot e kanë, britanezët do të luten të kthehen përsëri në BE (Foto)

Analisti dhe profesori Mersel Bilalli në profilin e tij në Facebook ka shkruar se britanezët kot e kanë, do të luten që të kthehen përsëri në BE, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Fakti është se rruga e BE-së është një proces si çdo tjetër, ajo ka difekte e saj, dobësitë dhe luhatjet, por procesi është i pandalshëm.

Një vagon nganjëherë mund të del nga hekurudha, por ai përsëri do të vazhdojë në të njëjtin drejtim. Kjo me britanezët është rezultat i revoltës momentale, kryesisht për shkak të krizës së refugjatëve, por unë jam i sigurt se për pak vite britanikët do të luten për të qenë pjesë e BE-së (në qoftë se ata nuk do të bien vet për shkak të Skocisë dhe Irlandës së Veriut).

Britanikët populist së shpejti do të turpërohen për shkak të kolapsit ekonomik. Edhe Franca  e Sharl De Gol në vitin 1966 u largua nga NATO dhe u kthye përsëri’, shkruan Bilalli në postimin e tij në Facebook. /Telegrafi/