Telegrafi

Mersel Bilalli: BDI-ja mund disi të mbijetojë nëse heq dorë nga VMRO-DPMNE-ja

Ish-funksionari i PPD-së, Mersel Bilalli, thotë se ndodhia me ministrat e BDI është thjesht rezultat i konfrontimeve të brendshme, por tani varsisht se çfar veprimi do të ndërmerr kjo parti, do të varet se a do të mbarojë si katastrofë apo të njëjtës do t’i shpëtoj, transmeton Telegrafi Maqedoni

Sipas tij, nëse BDI do të vazhdojë me lojën e Gruevskit, atëherë shumë shpejt do të ndeshet me dy mega-afera që do ta shkatërojnë tërësisht. Por, nëse heq dorë nga VMRO-DPMNE-ja dhe këthehet nga faktori ndërkombëtar, atëherë mund disi të mbijetojë.

Megjithatë, Mersel Bilalli nuk përmend se për çfarë mega-afera bëhet fjalë./Telegrafi/